TB
Gazeta Minuti arbn · June 8, 2026 · Uncategorized

Lajmi fundit: Ka ndryshim të votave – Kaq fituan kandidatët për kryeministër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e votave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parkahoshme që janë zhvilluar më 7 qershor në Kosovë.

Sipas rezultateve të deritanishme, janë numëruar rreth 10 për qind e votave, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon në të gjitha qendrat komunale.

Në krye të listës aktualisht qëndron lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka arritur të sigurojë 21,798 Vota.

Pas tij, renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i cili deri në këtë fazë të numërimit ka grumbulluar 10,299 Vota.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka siguruar deri më tani 6,367 vota, ndërsa bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani ka 7,019 Vota.

Në anën tjetër, kandidati i Aleancës, Ardian Gjini, ka marrë 3,620 vota sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja.

Related Articles