Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka arritur një rezultat tepër të lartë në zgjedhjet parlamentare, duke u renditur ndër kandidatët më të votuar në listën e partisë.
Sipas rezultateve të numërimit, Edona Llalloshi ka siguruar plot 26,323 vota, duke dëshmuar një mbështetje të fuqishme nga qytetarët dhe një besim të madh në kandidaturën e saj.
Rezultati i saj po konsiderohet si një nga surprizat pozitive të këtyre zgjedhjeve, pasi Llalloshi ka arritur të mobilizojë një numër të madh votuesish dhe të pozicionohet mes figurave më të mbështetura në garën për Kuvend.