Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka shënuar një rezultat shumë të lartë në zgjedhjet parlamentare, duke u renditur ndër emrat më të votuar në listën e kësaj force politike.
Sipas rezultateve të publikuara nga numërimi i votave, Adriana Matoshi ka arritur të sigurojë 19,857 vota, një rezultat që konfirmon mbështetjen e madhe qytetare dhe besimin që ajo ka fituar tek elektorati.
Ky rezultat po shihet si një sukses i rëndësishëm personal dhe politik për Matoshin, e cila gjatë angazhimit të saj publik ka qenë një prej figurave më të komentuara dhe më të njohura në skenën politike dhe publike në Kosovë.