TB
Gazeta Minuti arbn · June 17, 2026 · Uncategorized

Reagon Avdullah Hoti pas deklaratës së Lutfi Hazirit, del kategorikisht kundër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, foli në emisionin Pressing në T7, për “marrëveshje pako”, për siç tha “për stabilitet e normalitet të vendit”, duke dhënë sinjale për bashkëpunim me VV-në.

Ndërsa ka reaguar Avdullah Hoti, duke thënë se “eksperimente me LDK-në nuk do të ketë”.

Ai shton se “LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”.

Reagimi i tij i plotë:

Eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë.

Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti. Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës.

LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik.

Related Articles