TB
Gazeta Minuti arbn · June 15, 2026 · Uncategorized

Vritet një person me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person është vrarë me armë zjarri . Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit.

Viktima është identifikuar si 45-vjeçari Valter Lleshi.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale dhe grumbullimin e provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pritet që në orët në vijim policia të japë më shumë detaje lidhur me motivet dhe dinamikën e vrasjes

Related Articles