Është gjetur i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Mirditë, Valter Lleshi, 45-vjeç. Sipas raportimeve, viktima është gjetur brenda automjetit të tij tip Toyota e bardhë.
Ndërkohë mësohet se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps-Spaç.
Sipas pamjeve, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe autorët e krimit. Ndërkohë, në video duket automjeti i viktimës, i cili ka marrë një breshëri plumbash.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.