TB
Gazeta Minuti arbn · June 8, 2026 · Uncategorized

Ndryshon gjithçka – Kjo është dhjetëshja më e votuar në VV deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më tani janë numëruar rreth 4% e votave, raporton GazetaBlic.

Sipas të dhënave të deritanishme, listën e kandidatëve më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeson Albin Kurti me 6,466 vota.

Pas tij renditet Glauk Konjufca me 4,874 vota, ndërsa në vendin e tretë është Albulena Haxhiu me 2,605 vota.

Në top dhjetëshe figurojnë edhe Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Rufki Suma, Ejup Maqedonci dhe Ilir Kërçeli.

Numërimi i votave po vazhdon.

Related Articles